LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Nobelin për Handken e cilëson dhunim të vlerave njerëzore

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Nobelin për Handken e cilëson dhunim të vlerave njerëzore

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur zhgënjim të thellë në lidhje me vendimin e jurisë së Çmimit Nobel në Letërsi, i cili iu rezervua për këtë vit shkrimtarit austriak Peter Handke.

Në një deklaratë për shtyp, Akademia thekson se laureimi i sivjetmë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Evropë e në botë, pasi, sipas saj, janë rrëzuar parimet e Çmimit Nobel. Kjo, sipas Akademisë, sepse Handke është një simpatizant i Sllobodan Millosheviqit dhe ka shprehur hapur urrejtjen kombëtare: “Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara evropiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të dukshme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit Çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë urrejtjen dhe konfliktin.”


Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë duke mos paraqitur mospajtimin për çmimin, e cilëson atë si një akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Romani që zbulon të vërtetën për rënien e Perandorisë Britanike

Romani që zbulon të vërtetën për rënien e Perandorisë Britanike

Libri
Kalo në kategori