LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur është duke e dëmtuar kualitetin e spermës te meshkujt

Ajri i ndotur është duke e dëmtuar kualitetin e spermës te meshkujt

Pavarësisht se ende nuk jemi të kërcënuar me zhdukje totale, vendi i meshkujve në botën moderne asnjëherë nuk ka qenë më i pasigurt.

Dhe arsyeja për këtë është duke u bërë tejet e qartë – ambienti në të cilin po jetojmë çdo ditë po bëhet më armiqësor për shëndetin e spermës së meshkujve, transmeton Telegrafi.

Më herët gjatë këtij viti një studim ka treguar se kualiteti i spermës po degradohet nga pesticidet, kimikalet të cilat i dëmtojnë hormonet, nga dietat, stresi, duhanpirja dhe mbipesha.

Kjo ka rezultuar në 60 për qind rënie të spermatozoideve në shtetet Perëndimore në vetëm 40 vite.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte për t’i alarmuar meshkujt rreth të ardhmes së pasigurt, një studim i ri ka zbuluar edhe një trend tjetër brengosës.

Ajri i ndotur, veçse i identifikuar si shkaktar i miliona vdekjeve të parakohshme çdo vit, tani siç duket ka edhe një pasojë tjetër shqetësuese.

Hulumtuesit thonë se ka dëshmi të forta se ajri i ndotur ka efekte negative në sterilitetin e meshkujve – ndërsa këto ndikime janë tejet serioze për të gjithë ne.

Sipas hulumtimeve të fundit, pika më brengosëse është se trendi i ajrit të ndotur nuk mund të ndalet lehtë, ndërsa ky fenomen është duke e rritur dukshëm numrin e çifteve të cilët vuajnë nga steriliteti.

Njerëzit çdo ditë thithin ajër të ndotur, pavarësisht ku jetojnë, ndërsa posa grimcat e ajrit të ndotur të futen në qarkullim të gjakut, ato e dëmtojnë spermën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori