Pamje të papara kanë zbuluar se çfarë duhet për të ndërtuar një anije të linjës mega, me trarë çeliku të vendosur me kujdes dhe orë të tëra saldimi për ta bërë anijen të përshtatshme për ujin.

Videoja dy minuta e 17 sekondëshe, tregon ndërtimin e anijes së MSC Bellissima, në një kantier detar në Saint-Nazaire, Francë.


Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për anijen e cila pritet të bartë rreth 4,500 pasagjerë - e cila do të kushtojnë rreth 1 miliardë dollarë.

Ajo, siç shtohet më tej, do të ofrojë shërbime unike për pasagjerët e saj.

w1

MSC Bellissima pritet të debutojë në mars të vitit 2019. Ajo do të shfaqë një sërë karakteristikash për të konkurruar me ato të anijes së saj motër, MSC Meraviglia.

Objektet në bord për mysafirët do të përfshijnë një banjë ujërash termale, palestër, vend boulingu dhe dy pishina me një park ujor.

Anija do të niset në udhëtimin e saj të parë në 24 mars 2019, duke marrë pasagjerët në një udhëtim mesdhetar prej Mesdheut, me fillim nga Genova, Itali. /Telegrafi/