Ajo ka thonjtë më të mëdhenj në botë: Të gjithë po pyesin se si mund të shkojë në tualet! (Video)

Një grua nga Teksasi ka thonjtë më të gjatë në botë, me një gjatësi totale prej 5.5 metrash.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ajana Williams që jeton në Houston dhe është e angazhuar në dekorimin në thonjve të saj.
Për ti bërë të tillë, ajo ka thënë se ka punuar që 23 vjet, dhe për këtë është frymëzuar nga një shoqe e saj.
Madje, siç ka shtuar më tej, do të synojë të vazhdojë të bëjë edhe më tej një gjë të tillë.
Megjithatë, ajo tërhiqet vazhdimisht nga thonjtë e saj, dhe familja dhe miqtë e saj nuk shohin ndonjë gjë të keqe për këtë.
Për t'u kujdesur për thonjtë e saj, Ajana përdor një sapun antibakterial dhe furçë për ta pastruar atë çdo ditë.
E në mediat sociale, pyetja kryesore që i është bërë asaj, është se si ajo mund të shkojë në tualet. /Telegrafi/






































