LAJMI I FUNDIT:

Airbus: Një BREXIT pa marrëveshje, katastrofale për kompaninë

Airbus: Një BREXIT pa marrëveshje, katastrofale për kompaninë

Zëvendëspresidentja e kompanisë Airbus, Katherine Bennett, tha se është absolutisht katastrofale për kompaninë nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

“Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është perspektiva e asnjë marrëveshjeje, nuk ekziston një gjë e tillë si “asnjë marrëveshje” nën kontroll. Është absolutisht katastrofale për ne dhe kjo është arsyeja pse ne ngremë zërin dhe shefi ynë ekzekutiv e ka parë të udhës të flasë në emër të sektorit tonë, i cili është një kontribuues realisht i rëndësishëm për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Kemi shpenzuar dhjetëra milionë euro për gatishmërinë, për shembull grumbullimin e pjesëve, kontrollin e sistemeve të IT-së, duke gjetur mënyra se si do të jenë mbi 80 mijë udhëtimet që punonjësit tanë bëjnë çdo vit si pjesë e biznesit tonë të integruar evropian”, tha Bennett.


Airbusi është grupi i dytë më i madh në botë i fluturimeve.

Nis fluturimi më i gjatë në botë, nga Singapori në New York për 19 orë
Lexo po ashtu Nis fluturimi më i gjatë në botë, nga Singapori në New York për 19 orë

Në të punojnë 14 mijë vetë nga Britania e Madhe, përfshi 6 mijë në fabrikën kryesore në Wales dhe 3 mijë në Filton ku projektohen krahët. /Telegrafi/