LAJMI I FUNDIT:

“Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana

“Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana

Derbi i madh shqiptar në mes të Partizanit dhe Tiranës pritet të zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”.

Partizani është nikoqir i Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superioren Shqiptare, takim që fillon nga ora 19:00.


Ky takim pritet të zhvillohet në “Air Albania Stadium” dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Të gjitha lajmet rreth Superligës së Shqipërisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Superligës së Shqipërisë

Njoftimi i FSHF-së

“Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana

Ditën e premte, më datë 13 dhjetor ora 19:00, investimi më i madh i futbollit shqiptar “Air Albania Stadium”, do të mirëpresë në derbin e solidaritetit dy klubet historike në vendin tonë dhe në kryeqytet: Partizani-Tirana; përballje e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, edicioni 2019/2020.

Të dy klubet e mëdha dhe të suksesshme të traditës shqiptare, do ta kërkojnë me ngulm suksesin dhe fitoren, në këtë tempull të ri të futbollit kombëtar. Kjo ndeshje përkon të jetë e para sa i përket Kategorisë Superiore, në këtë stadium të ri, ku sigurisht rezultati ka vlera historike. Sportdashësit e të dyja skuadrave në këtë stadium modern me një kapacitet prej 21 690 vendësh, do të gjejnë kushtet më të mira, që janë të njëjta me stadiumet më në zë në Evropë dhe botë.

Derbi i kryeqytetit daton prej fillimit të vitit 1946 dhe që prej asaj kohe ka vijuar me një interes përherë në rritje, me grintë, duel sportiv dhe spektakël. Organizimi i kësaj super-përballjeje në impiantin e ri dhe modern sportiv të Shqipërisë, i jep derbit një imazh tjetër, si dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar.

FSHF fton dhe mirëpret të gjithë sportdashësit, sëbashku me familjet e tyre – veçanërisht me fëmijët, për të shijuar magjinë e futbollit tonë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori