LAJMI I FUNDIT:

Ai ishte i martuar dhe kishte tri vajza, kinezi më pas mësoi të vërtetën e dhimbshme për fëmijët

Ai ishte i martuar dhe kishte tri vajza, kinezi më pas mësoi të vërtetën e dhimbshme për fëmijët
Ilustrim

Historia e mëposhtme ndezi një debat të nxehtë në Kinë. Në qendër të saj ishte një burrë që mësoi të vërtetën e dhimbshme për fëmijët “e tij”, dhe më pas kërkoi shpërblimin në gjykatë.

Në dhjetor të vitit 2007, Chen Ziqian u martua me Yu Hua, jo shumë kohë pasi ata filluan të takoheshin. Prindërit i bënin presion rreth punës dhe kështu nuk pati mundësi ta njihte më mirë bashkëshorten e tij.


Nuk kaloi shumë kohë dhe gruaja i tha Chen se ishte shtatzënë. Ai ishte i kënaqur, duke mos dyshuar asgjë. Ai ishte duke punuar si shofer kamioni për distanca të gjata kur zbuloi se po bëhej baba i një vajze.

Vitet kaluan dhe gruaja lindi një vajzë të dytë. Chen mungonte shpesh, por as këtë herë nuk dyshoi për asgjë.

Vetëm në vitin 2019, kur mori lajmin se do të bëhej baba për herë të tretë, vendosi ta merrte në pyetje gruan. Ai e dinte se nuk ishte në shtëpi në kohën kur fëmija u ngjiz, raporton odditycentral.

Ajo këmbënguli se fëmija ishte i tij dhe burri e pranoi historinë dhe e mirëpriti vajzën e tretë. Megjithatë, në fund të vitit të 2020, ai zbuloi të vërtetën e tmerrshme.

Chen zbuloi se gruaja po e tradhtonte, gjegjësisht ajo kishte një lidhje me një burrë të quajtur Wu. Përveç kësaj, ai mori informacion se ajo lindi vajzën e saj të katërt në qytetin e Shangraot, të cilën në formular e kishte regjistruar si babai me një firmë të falsifikuar.

I bindur se gruaja e kishte gënjyer në rastet e mëparshme, ai bëri kërkesë për shkurorëzim dhe kërkoi një test ADN-je.

Analiza konstatoi se asnjë nga fëmijët nuk ishte i tij, ndaj ai e paditi gruan dhe kërkoi dëmshpërblim për “dhimbjen emocionale të shkaktuar”.

Rasti i pazakontë bëri bujë në mbarë Kinën dhe gjykata kompetente mori një vendim përfundimtar në fund të vitit 2023.

Chen iu dha kujdestaria e dy vajzave të saj më të mëdha, ndërsa Yu Huam u urdhërua të hiqte dorë nga të drejtat e saj pronësore dhe të paguante ushqimin mujor të ish-bashkëshortit të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori