Ishte ditë zie për fansat e muzikës 25 qershori i vitit 2009 kur ndërroi jetë Michael Jackson.

Mirëpo, ka njerëz që nuk mund ta pranojnë se Mbreti i muzikës pop ka vdekur duke ngritur teori të ndryshme konspirative që thonë se këngëtari është shëndosh e mirë.


Dhe një ‘selfie’ e postuar nga vajza e tij, Paris Jackson, vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit, raporton Telegrafi.

imazhi Kjo ishte fotografia origjinale e postuar nga vajza e tij.

Në fotografinë e publikuar nga 18-vjeçarja, në prapavijë shfaqet një hije, e cila i ka nxitur fansat e Jackson për të thënë se është fjala për babanë e saj të ndjerë.

Njëherësh është publikuar edhe një video që i shtjellon këto teori me titullin “Shok! Michael Jackson është parë i gjallë më 2016 në fotografinë e Paris Jackson në Instagram”.

Videoja që zgjat më pak se dy minuta, përmban komente rreth fotografisë duke spekuluar për praninë e këngëtarit.

Në përfundim bëhet një zmadhim i figurës prapa duke e shfaqur në fokus fytyrën e hitbërësit të këngës “Billie Jean”, njofton Telegrafi.

Fansa të shumtë kanë komentuar edhe te fotografia e Paris në Instagram duke hedhur dyshimet se është fjala për babanë e saj.

Ky thuhet të jetë Jackson apo është thjesht një fotomontazh?! Ky thuhet të jetë Jackson apo është thjesht një fotomontazh?!

Mirëpo, jo të gjithë binden lehtë nga këto pohime duke thënë se është bërë montazh dhe se nga ajo hije është e pamundur të zbulohet se çfarë apo kush është në fotografi.

jack Michael Jackson vdiq më 25 qershor të vitit 2009. (Getty)

Teoritë e reja vijnë pasi më herët gjatë këtij viti u publikua një tjetër video, përmes të cilës pretendohej se Jackson ndodhej në turmë.

Sipas atyre pohimeve, këngëtari po fshihet në Kanada ose Afrikë. /Telegrafi/