LAJMI I FUNDIT:

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan – nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan – nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Fuqia e mediave sociale ka ribashkuar pas 13 vitesh një të pastrehë me familjen në Meksikë. Një moment prekës u bë viral në TikTok kur Jorge Pineda (54) përqafoi motrën Beatriz Pineda përpara një prone të braktisur në Monterrey, në verilindje të vendit, ku ai kërkoi strehim.

Takimi me motrën ndodhi të dielën dhe u bë i mundur falë Andre Hernandez, i cili më 5 prill publikoi videon e një burri zbathur që shikonte Ford Mustang-in e tij. Jorge mund të shihet duke admiruar veturën sportive në një video të TikTok që është parë më shumë se 15 milionë herë.

Hernandez e mori Jorge për një xhiro me veturë – dhe një video e atij udhëtimi u bë virale dhe e ndihmoi familjen e Jorge-it ta identifikonte atë dhe të rikthehej në kontakt me të.


Hernandez tha për kanalin e lajmeve Info 7 se një koleg e paralajmëroi se një i pastrehë po qëndronte pranë veturës së tij dhe e këshilloi që të gjente një vend tjetër në parking, raporton dailymail.

@andreshernandezig97 Respuesta a @Felipe En esta cuenta nos gusta apoyar ?? has lo tuyo tiktok para mas contenido y buenos recuerdos ❤️#proyectoauto #mty #mustanggt #ford #v8 #mustanglifestyle #mustangsoftiktok #10teenspeed #gt ♬ Colapso – Kevin Kaarl

Në vend të kësaj, ai vendosi ta linte automjetin aty ku ishte dhe më vonë iu afrua Pinedës dhe e shëtiti me automjet nëpër qytet – videoja ka pasur më shumë se 3.6 milionë shikime.

Ndjekësit e Hernandez u prekën nga video dhe siguruan fonde për të ndihmuar Pinedën të blejë ushqim, një dyshek të ri dhe t’i nënshtrohet një transformimi total – diçka që ai fillimisht i rezistoi.

Përmbajtja virale përfundimisht tërhoqi vëmendjen e Beatriz-it, e cila iu afrua Hernandez-it pasi pa vëllain e saj, të cilin e pa për herë të fundit në vitin 2011. Beatriz ishte në gjendje të gjente paratë dhe të udhëtonte 11 orë nga shtëpia e saj në Ameca, një qytet në shtetin perëndimor në Monterey për të parë Jorge.

Jorge jetoi në Shtetet e Bashkuara për një kohë përpara se problemet e drogës të çonin në dëbimin në Meksikë.

Ai mori një punë në një fabrikë çokollate në qytetin e Reno, Jalisco, dhe më vonë pati një aksident që e ndau nga familja.

Jorge shkoi të jetojë me motrën në Ameca dhe tani mezi pret mundësi të reja. /Telegrafi/

@andreshernandezig97 Rencuentro con su hermana ❤️ se logro la gran mision gracias a todos ustedes y por mi parte me da mucha felicidad ❤️?? #rencuentro #barbasdeoro #vagabundo #mty #viral #mustang #rtr #mustanglifestyle #rt #ford ♬ See You Again – Melodia Simples

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori