LAJMI I FUNDIT:

Ai e nominoi për nënpresidente të SHBA-së, por Harris ishte treguar e pamëshirshme në debate ndaj Bidenit

Ai e nominoi për nënpresidente të SHBA-së, por Harris ishte treguar e pamëshirshme në debate ndaj Bidenit

Zgjedhja e Kamala Harrisit si kandidate demokrate për nënpresidente të SHBA-ve, së bashku me Joe Biden si kandidat presidencial, rezonuan dje në publikun amerikan.

Harris nga njëra anë nuk ishte një zgjedhje e papritur – në mesin e disa grave që u spekulua si kandidate të mundshme, Harris njihej që në fillim si një e preferuar ose një nga të preferuarat.


Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve
Lexo po ashtu Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Por zgjedhja e Harrisit ishte e pazakontë për një arsye tjetër – ajo kohët e fundit kishte qenë shumë kritike ndaj vetë Bidenit, transmeton Telegrafi.

Përkatësisht, Harris ishte jo vetëm rivalja e Bidenit në parazgjedhjet e Partisë Demokratike për kandidatin presidencial, por edhe një nga ata kandidatët që e sulmoi vazhdimisht në mënyrë që të rriste shanset e veta në garë.

Por sulmi i Harris ndaj Bidenit në debatin demokratik rezonoi sidomos për shkak të egërsisë me të cilën ajo e sulmoi kolegun e saj të partisë. Kjo senatore afrikano-amerikane dhe ish-avokate e përgjithshme e Kalifornisë të gjithë energjinë polemike e drejtoi te Bideni.

Tema e sulmit ishin pikëpamjet e Bidenit për integrimin e detyruar të zezakëve dhe të bardhëve në shtetet jugore në vitet 1960 dhe 1970, dhe transportimi i fëmijëve me ngjyrë me autobus në shkolla ku morën pjesë vetëm fëmijët e bardhë.

Biden mbrojti veten duke përmendur të drejtat civile dhe ligjet kundër diskriminimit për të cilat votoi dhe punoi gjatë gjithë karrierës së tij – dekada të gjatë politike.

Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve
Lexo po ashtu Kush është Kamala Harris, kandidatja e parë me ngjyrë për nënpresidente të SHBA-ve

Biden, i cili ishte nënpresident në administratën e Barack Obamas nga viti 2008 deri në 2016, më vonë pranoi se sulmi e goditi atë sepse ajo dhe djali i tij i ndjerë Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, ishin kolegë dhe miq të mirë.

Megjithatë, Harris, pasi u tërhoq nga gara, mbështeti Bidenin si kandidat demokrat dhe mori pjesë në fushatën e tij.

Ndryshe, në muajin qershor, ajo mblodhi 3.5 milionë dollarë në një koleksion virtual të dhurimeve për fushatën e Bidenit. /Telegrafi/