LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti thotë se në qytetet në zonë të kuqe po bëhen më shumë teste për COVID-19, prandaj ka më shumë raste

Ahmeti thotë se në qytetet në zonë të kuqe po bëhen më shumë teste për COVID-19, prandaj ka më shumë raste

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pasojat e masave të marra nga Qeveria e Kosovës për coronavirusin janë të mëdha dhe kjo për shkak se sipas tij këto masa janë të gabuara.

Ahmeti ka marrë shembull qytetin e Prizrenit, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona nga COVID-19, duke shtuar se numri i rasteve ka të bëj me numrin e testeve që po bëhen në komuna të ndryshme.


“Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi! Prizreni 29 raste e 3 vdekje. A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo.  Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, qytetat në zona të kuqe kanë më shumë raste sepse po bëhen më shumë testime, ndërsa tha se pasojat e mëdha do të jenë në qytetet në zonë të gjelbërt dhe të verdhë, për shkak se atje qytetarët mendojnë se janë më të sigurt.

“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha.  Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt.  Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël.  Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë”, shkruan ndër të tjera Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!

Prizreni 29 raste e 3 vdekje’

A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo.  Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.

Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë

25 nëntor – 704

26 nëntor – 775

27 nëntor – 764

28 nëntor – 639

29 nëntor – 626

Në fillim krijohet bindja se është në rënie.

Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.

25 nëntor – 704/1651   42.6 %

26 nëntor – 775/1903   40.7 %

27 nëntor – 764/1827    41.8 %

28 nëntor – 639/1565    40.8 %

29 nëntor – 626/1505    41.5 %

Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë.  Dhe nuk po bjen.

Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha.  Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt.  Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël.  Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori