LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti me telegram ngushëllimi Erdoganit

Ahmeti me telegram ngushëllimi Erdoganit

Kryetari i BDI i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan me rastin e sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“I nderuar president Erdogan, më lejoni që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të thella, juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasoj e sulmit terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, të plagosurve shërim sa më të shpejt dhe kthim pranë familjeve të tyre”, thuhet në telegram ngushëllimin e Ahmetit.


Turqia, theksohet, është e fuqishme dhe do të ballafaqohet me këtë sfidë serioze.

“Ne jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike në përpjekjet e vështira për ta mposhtur terrorizimin. Populli shqiptar ka qenë solidar, prandaj edhe në këtë rast tregojmë solidaritetin tonë me familjet e viktimave dhe të plagosurve”, theksohet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të dërguar nga kryetari i BDI Ali Ahmeti deri tek presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan./Telegrafi/