LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Qeveria ka rekomanduar që Prishtina të hyjë në karantinë për një javë

Ahmeti: Qeveria ka rekomanduar që Prishtina të hyjë në karantinë për një javë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se qeveria ka rekomanduar që Prishtina të mbyllet për një javë.

Ahmeti ka thënë se tashmë kryeqyteti është vendosur në zonën e kuqe.


“Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore për komunën tonë. Si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve. Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve.
Por, kjo nuk është marr parasysh. Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar.
Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situaten epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situaten epidemiologjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori