LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pse Thaçi duhet çmuar pas përleshjes së vëllait të tij, ndërsa Maxhuni duhet kritikuar për rastin e djalit (Video)

Ahmeti: Pse Thaçi duhet çmuar pas përleshjes së vëllait të tij, ndërsa Maxhuni duhet kritikuar për rastin e djalit (Video)

Analisti Arben Ahmeti ka bërë krahasimin e rastit të përleshjes së vëllait të presidentit Thaçi me rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Mahxhuni, të cilit dyshohet se i është gjetur një armë pa leje.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka lavdëruar qëndrimin e presidentit Thaçi pasi vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt fizik.


“Policia është ftuar pas rrahjes së qytetarit Gani Thaçi me kolegun e tij, dhe ka bërë raportin. Hapi i parë është krejtësisht korrekt. Hapi i dytë. Nëse ndonjëri nga të përfshirët në konflikt ka implikime politike, që në këtë rast Gani Thaçi ka qëlluar të jetë vëllai i presidentit, a ka pasur reagime. Po. Presidenti Thaçi ka reaguar dhe u distancua qartë nga vëllai i tij dhe kjo duhet çmuar. Tash duhet të shihet si do të zhvillohet procesi, deri tani gjithçka ka qenë në rregull”.

Ahmeti ka thënë se rasti i djalit të Shpend Maxhunit është krejtësisht ndryshe nga ai i vëllait të Thaçit.

“E para ka pasur tendenca që rasti i djalit të Shpend Maxhunit të mos raportohet fare. Në media u raportua një javë më pas atëherë kanë reaguar edhe institucionet. E dyta, Shpend Maxhuni i cili ka përgjegjësi publike nuk ka dalë me ndonjë deklaratë të distancohet nga veprimi i djalit. Ky reagim është i nevojshëm sepse ai ushtron post publik”.

Analisti ka thënë se e keqja më e madhe është reagimi i Policisë së Kosovës.

“Policia del me komunikatë dhe thotë se ajo që këto interpretimet që janë bërë kështu nuk është dashur kështu, por kështu…Djali edhe mund të mos ketë pasur armën, por pse policia nuk e raportoi ditën e ngjarjes. Përpjekje për ta fshehë rastin ka krijuar gjithë këtë situatë”, tha Ahmeti./Telegrafi/