LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Përdorimi jo i drejtë i bombolave të gazit, rrezik serioz për qytetarët

Ahmeti: Përdorimi jo i drejtë i bombolave të gazit, rrezik serioz për qytetarët

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se përdorimi jo i drejtë i bombolave të gazit, është rrezik serioz për qytetarët.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masat e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi nga përdorimi i bombolave të gazit.


Shpërthimi i bombolës së gazit, 14 nga të lënduarit dërgohen për trajtim në QKUK
Lexo po ashtu Shpërthimi i bombolës së gazit, 14 nga të lënduarit dërgohen për trajtim në QKUK

“Përdorimi i bombolave të gazit për gatim, ngrohje dhe një sërë funksionesh të tjera është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve në Kosovë. Shumë incidente kanë ndodhur kohëve të fundit nga përdorimi i bombolave të gazit”, ka thënë Tahiri.

“Janë tri parametra që duhet të kihet parasysh tek siguria e bombolave të gazit, cilësi e bombolave, kryerja e atesteve dhe kontrolleve periodike të tyre, si dhe instalimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre bombolave”, ka shtuar ai.

Ndryshe, 15 persona të shtunën kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pas shpërthimit të një bombole të gazit në fshatin Kçiq.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa, e cila ka thënë se 14 prej tyre janë transferuar për në QKUK në Prishtinë për shkak të lëndimeve më të rënda, ndërsa njëri është liruar për në shtëpi.

“15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës. Ata i kanë trajtimet e para ën Repartin e Emergjencës. 14 prej tyre janë transferuar për në QKUK për shkak të lëndimeve më të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka pasur lëndime më të lehta dhe pas trajtimit është liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Mustafa. /Telegrafi/