LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i bombolës së gazit, 14 nga të lënduarit dërgohen për trajtim në QKUK

Shpërthimi i bombolës së gazit, 14 nga të lënduarit dërgohen për trajtim në QKUK
Foto: Ilustrim

15 persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pas shpërthimit të një bombole të gazit në fshatin Kçiq. 

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa, e cila ka thënë se 14 prej tyre janë transferuar për në QKUK në Prishtinë për shkak të lëndimeve më të rënda, ndërsa njëri është liruar për në shtëpi.

15 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës
Lexo po ashtu 15 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës

“15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës. Ata i kanë trajtimet e para ën Repartin e Emergjencës. 14 prej tyre janë transferuar për në QKUK për shkak të lëndimeve më të rënda, ndërsa njëri prej tyre ka pasur lëndime më të lehta dhe pas trajtimit është liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Mustafa.


Ndryshe, rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai. /Telegrafi/