Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se pas zjarreve të fundit shpreson që institucionet e Kosovës e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Lexoni të plotë reagimin:
Shqetësuese ishin pamjet e zjarreve të djeshme në zonën e Kalimashit, në Shqipëri.
Përtej simbolikës, institucionet emergjente të Kosovës, si gjithmonë menjëherë i dolën në ndihmë Shtetit Shqiptar.
Ndihmë profesionale dhanë 33 zjarrfikës me 10 automjete për luftimin e zjarreve malore, si dhe një kontingjent i FSK-së për shuarjen e zjarreve.
Zjarrfikësit e Kosovës treguan edhe njëherë që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësisht human, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo vetëm në Kosovë, por aty ku ka nevojë dhe aty ku ju kërkohet.
Besoj dhe shpresoj që institucionet e Kosovës, e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit, dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore. Si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend