LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Nimetz: Presim zgjidhje të shpejtë për kontestin e emrit (Video)

Ahmeti-Nimetz: Presim zgjidhje të shpejtë për kontestin e emrit (Video)

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, ka realizuar takim edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku pas takimit tha se çdo herë merr këshilla të mira nga ai.

Nimetz e përsëriti qëndrimin se pret zgjidhje të shpejtë dhe se takimi me Ahmetin ka qenë konstruktiv. Ai gjithashtu, tha se tani është koha e duhur për zgjidhjen e kontestit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ahmeti pas takimit tha se para Nimetzit ka prezantuar qëndrimet dhe mendimet e BDI-së në lidhje me bisedimet dhe çështjen e emrit. Ai shtoi se BDI do të vazhdojë me mbështetje të plotë për ndërmjetësusin dhe se pret epilog të shpejtë për kontestin.

Ahmeti gjithashtu tha se pret zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për të dy palët dhe do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe gjithë qytetarëve./Telegrafi/