LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Këto parti kanë dështuar ta ndërtojnë Kosovën, koha për shpresë

Ahmeti: Këto parti kanë dështuar ta ndërtojnë Kosovën, koha për shpresë

Gazetari dhe analisti politik, Arben Ahmeti ka thënë se asnjëra prej partive politike në Kosovë nuk është dëshmuar e aftë që të ndryshojë dhe se është kohë për një organizim të ri të gjeneratës së re politike në një listë ekspertësh.

Ahmeti është përplasur ashpër me sekretarin e Vetevendosjes, Dardan Molliqaj, në Rubikon të KTV, pasi që e ka akuzuar VV-në si parti e cila nuk e ka sjell ndryshimin, pasi që është peng i një ideologjie radikale.


Derisa VV, sipas tij, është peng i ideologjisë partitë e tjera përkunder “prurjeve” kanë deshtuar të ndryshojnë si rezultat i kapjes nga grupet e interesit, krimi brenda tyre i cili ka krijuar edhe elektorat klientlist. /Telegrafi/