Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton se dje ka përmbyllur aktivitetet ditore të fushatës në Gostivar. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në sheshin e Gostivarit, tha se subjekti politik që ai udhëheq do të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur në bindjet e tij dhe që do të angazhohet në të mirën e qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë në Maqedoni.
Ahmeti gjithashtu tha se ky do të jetë një mandat që kërkon kapacitete në të gjitha fushat, sidomos në ndërtimin e politikave dhe tejkalimit të problemeve që nuk kanë kohë për të pritur.
“Pasi analizova dhe shikova vlerat se me çfarë prezantohen ata, pasi pash se me çfarë programi duan të garojnë me BDI-në, vlerësova që aty nuk ka vlera por vetëm se ofendime, vetëm sharrje banale që nuk u ngjajnë shqiptarëve, pasi ne jemi të edukuar të mos përdorim një vokabular të atillë. Prandaj vlerësova se jemi të pakonkurrencë, dhe i dhash urdhër shefit të shtabit qendror që të ndërpriten të gjitha akivitetet partiake dhe ajo të shëndrohet në axhendë kombëtare, pasi këtë gjë mund ta bëjnë vetëm bijtë dhe bijat më të devotshme të popullit shqiptar. Kjo fushatë tashmë pesë ditë ka dimensionin kombëtar, ku unë kombit i drejtohem si një shqiptar. Bëhuni bashkë vëllezër e motra, thirrni ata që kanë luhatje apo hezitim, le t’i bashkohen doktrinës tuaj pasi edhe ata do të jetë të fituar”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.
Nga BDI edhe gjatë tubimit të sotëm në Gostivar përsëritën qëndrimin se të gjithë ata që nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar, dëshirojnë që ne të jemi të përçarë e të ndarë, prandaj shqiptarët duhet të mobilizohen dhe të gjithë bashkë të votojnë BDI-në dhe me këtë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2014. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit