Në njëvjetorin e luftimeve në Kumanovë, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka kërkuar që e vërteta e këtij rasti të dal në shesh dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë njohuri për këtë rast, të kontribuojnë dhe të mos e tej-ngarkojnë situatën duke shpallur fajtorë e tradhtarë, ata që nuk kanë pas të bëjnë me këtë rast, thotë Ahmeti për Teleskopi.net.
Ali Ahmeti ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur një vit më parë në Kumanove, pasi thotë se Begun, Mirsadin, Samiun dhe Muhametin i ka njohur dhe ka komunikuar dhe bashkëpunuar me ta, siç thotë e tëra çfarë ka mundur të bëjë në këtë rast, është angazhuar “me mish e me shpirt që të shpëtojë çka mund të shpëtohet”.
Kurse për rastin Monstra, ku janë dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, Ahmeti nuk i beson atij procesi gjyqësor, kërkon që i tërë procesi të rikthehet në rigjykim dhe që jetë një proces gjyqësor transparent.
Një vit më parë, për 17 orë janë zhvilluar luftime mes grupit shqiptar, i njohur si Grupi i Kumanovës dhe policisë maqedonase, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku kanë mbetur të vrarë 10 luftëtarë të Grupit të Kumanovës dhe 8 policë, në mesin të cilëve ishte edhe një shqiptar.
“Edhe sot ndjej dhimbje dhe kjo dhimbje akoma shtohet, deri sa nuk del në shesh e vërteta se çka ka ndodhur tash e para një viti në Kumanovë”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka falënderuar vëllain e Begut, Ramiz Rizajn, siç thotë për kurajën, për një të vërtetë të madhe që e ka thënë mbi këtë rast, sepse si familje i kanë ditur raportet që ka pasur me Begun, por edhe me shokë të tjerë, të cilët i ka pasur bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtar.
“Ky rast i Kumanovës, është keqpërdor nga shumë njerëz keqbërës, keqdashës, me qëllim që të denigrohet puna, apo shumë shokë të mi, të cilët fare nuk kanë pasur lidhje me atë ngjarje të atyre ditëve. E shumta çfarë kemi mundur të bëjmë, në këtë rast, që së paku me mish e me shpirt jemi angazhuar që të shpëtojmë çka mund të shpëtohet, sepse ka qenë situatë tejet e rëndë. Unë atëherë edhe sot kërkoj që kjo e vërtetë të dal në shesh dhe të gjithë njerëzit, të cilët dinë mbi këtë situatë, të kontribuojnë dhe le të mos e tej-ngarkojnë situatën duke shpallur tradhtar e fajtorë, njerëz të cilët as nuk kanë kontribuar e as nuk kanë pasur njohuri mbi këto zhvillime”, tha për Teleskopi.net lideri i BDI-së.
Ahmeti thotë se ka kërkuar që të zbardhet e vërteta dhe të mos mbesë ky moment, si një moment që të fyhen, të ofendohen, të denigrohen, por edhe të fajësohen deri në ato përmasa njerëzit që mund të kenë edhe pasoja.
“Unë e përsëris edhe njëherë, ndjej keqardhje, sepse e kam njohur Begun, e kam njohur Mirsadin, e kam njohur Samiun, e kam njohur Muhametin dhe unë nuk e mohoj se s’i kam njohur dhe s’i kam pasur njerëz që kam komunikuar dhe që kam bashkëpunuar. Po në këtë rast se si ndodhi kjo situatë që ata të hynë në këtë veprimtari, për mua ngelet akoma enigmatike dhe si një situatë, të cilën nuk do të kisha dëshiruar t’i ndodhë asnjë shoku tim, asnjë bashkëluftëtari tim”, tha Ahmeti.
Ndërsa lidhur me rastin Mosntra, ku për vrasjen e 5 të rinjve maqedonasë, në një proces të dyshuar gjyqësor, janë dënuar me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, Ahmeti thotë se për këtë rast ka kërkuar që të bëhet një proces gjyqësor transparent, sepse ka shumë dilema.
Ai thotë se për këtë çështje kanë formuam një komision pune, që do të kërkojë nga të gjitha institucionet e drejtësisë, që të organizohet një rigjykim, që të jetë transparent dhe në argumente të qëndrueshme. “Kështu si është zhvilluar ky proces, unë edhe sot i kam dyshimet e mia, ky proces nuk ka qenë transparent”.
“Do të thotë për t’u bind opinioni nëse janë fajtorë këta njerëz, duhet të ketë transparencë, deri më tani kjo transparencë nuk ka ekzistuar dhe nuk ka besueshmëri për një proces të drejtë dhe unë jam në pritje që drejtësia duhet të reflektojë dhe drejtësia duhet ta ketë parasysh një përsëritje të këtij procesi”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për Teleskopi.net./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?