LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj njofton se rreth 10 mijë pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur pas afatit të caktuar nga KQZ-ja

Ahmetaj njofton se rreth 10 mijë pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur pas afatit të caktuar nga KQZ-ja

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë arritur afro 10 mijë pako me fletëvotime, pas afatit që ishte caktuar nga ky institucion për dërgimin e këtyre pakove.

Ahmetaj deklaroi se tërheqja e këtyre pakove nga postat përkatëse është bërë me qëllim që të ruhen të dhënat personale të votuesve.


“Sekretariati i KQZ-së ka pranuar pako të supozuara me fletëvotime edhe pas afatit të caktuar, që është mbyllur me 12 shkurt 2021. Tërheqja e këtyre pakove është bërë me qëllim të ruajtjes së të dhënave personale. Tërheqja është bërë me 18 dhe 19 shkurt, ky janë tërhequr nga posta e shpejt DHL, janë tërhequr 691 pako dhe 27 pako ditën tjetër. Dhe, nga fahu postal janë tërhequr me 25 shkurt, 9 mijë e 30 pako. Gjithsej bëjnë 9 mijë 748 pako, janë të vendosura në deponë e KQZ-së. Këto tërheqje kanë ndodhur më datën 18,19, 25 shkurt”, tha Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori