LAJMI I FUNDIT:

AH…

AH…

Poezi nga: Charles Bukowski
Shqipëroi: Kolec P. Tarboini

pi birrë gjermane
dhe përpiqem të krijoj një
poezi të pamortshme në
5 p.m. të pas ditës
por, ah, u them studentëve gjërat
janë për tu bërë e jo tentuar.


por kur grua nuk ka
për rreth dhe kuajt nuk
i sheh të vrapojnë
çfarë tjetër mund të bëhet këtu?

kam më shumë se një
fantazi seksuale
pasi kisha drekuar jashtë
postova tre letra
isha në një dyqan ushqimesh.
asgjë në tv.
telefoni i heshtur.
kalova një pe dental
në mes të dhëmbëve.

nuk binte shi dhe dëgjova
ardhjen e hershme nga
ora 8 e ditës ndërsa
parkonte makinën
para apartamentit
të derës tjetër.

ulur vazhdoj të pi birrë gjermane
në përpjekje për të krijuar
një gjë të madhe
dhe nuk kam ndërmend ta bëj.
do të vazhdoj të pi
akoma më shumë birrë gjermane
e të tymos një pas një
dhe në 11 p.m.
do lëshohem
në shtratin e parregulluar
me fytyrë lart
i pagjumë nën dritën
elektrike
duke pritur një poezi të pamortshme.