Këngëtares së hitit, “Beautiful”, nuk i pengon të lexojë tregime negative për vetveten në shtyp dhe mohon se ndonjë artikull e nervozon atë, për arsye se ajo e din se çdo e keqe e ka edhe një anë pozitive.

“Të jesh objekt i revistave do të thotë se ke një ‘territor’ tëndin në publik. Kur lexoj mendime të këqija për mua, fjalë negative dhe kritika, mundohem t’i kuptoj ato në anën pozitive, sepse megjithatë njerëzit flasin për mua dhe në njëfarë mënyre ata kanë një respekt”, ka thënë këngëtarja.