A ka ndonjë mënyrë tjetër për të luftuar ushtrinë ruse, nëse nuk visheni me uniformë ushtarake ose nuk zotëroni një armë?
Drejtoresha e një grupi kërkimor të quajtur UA Experts mendon se ajo ka gjetur një mënyrë, e “armatosur” me një smartphone, një llogari në media sociale dhe vite të tëra trajnimi ligjor.
Ajo quhet Maria Avdeeva e cila ka ardhur me raportet e saj në Kharkiv, qyteti i sulmuar ukrainas vetëm rreth 30 kilometra nga kufiri rus, përcjell Telegrafi.
Ajo poston përditësime nga ndërtesat e bombarduara brenda dhe përreth qendrës së qytetit, shpesh ndërsa predhat dhe raketat që vijnë jehojnë rreth saj.
“Unë dola sot për të marrë pak ushqim dhe pastaj bombardimet filluan përsëri,… dhe u fsheha në këtë ndërtesë që në fakt ka qenë një qendër biznesi”, kishte thënë ajo ditë më parë, përkatësisht më 18 mars.
From the early morning Kharkiv is under heavy shelling. Thousands were forced to flee the city, leaving their homes and lives behind. Putin calls this protection of the Russian-speakers. Leave us alone, get out of my city. pic.twitter.com/RE9SAqRqpK
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) March 18, 2022
Në video, Maria ecën në shkallët e një ndërtese të shekullit të 19-të përpara se të zbulojë një zyrë të shkatërruar me tavolina, karrige dhe kompjuterë të mbuluar me pluhur dhe copa xhami.
Avdeeva ka shkuar në luftë me Vladimir Putinin me një objektiv strategjik në mendje.
Ajo është e vendosur të dokumentojë bombardimin e Kharkiv, duke ditur se shkatërrimi do të mohohet nga qeveria ruse dhe mediat e saj të kontrolluara nga shteti.
Avdeeva ka fituar ndjekës të shumtë në Twitter me këtë projekt raportimi, duke ofruar fakte dhe komente në një qytet ku kanë ikur gjysmë milioni ose më shumë njerëz.
“Dikush duhet të jetë aktiv në këtë fushëbetejë informacioni, për të treguar të vërtetën, çfarë po ndodh në të vërtetë”, tha ajo në rrugët e goditura të Kharkiv.
“Sepse kjo fushëbetejë informacioni është e së njëjtës rëndësi si operacionet ushtarake në terren”.
Zonja Avdeeva “na dërgon” në periferinë veriore të qytetit, vetëm disa kilometra nga linja që ndan trupat ruse dhe ukrainase, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Një kompleks rezidencial që i shërbente stafit në një objekt akademik aty pranë, Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë, ishte shkatërruar pjesërisht.
Rusët akuzojnë shkencëtarët aty se punojnë në armë bërthamore dhe biologjike, dhe forcat ruse që gjuajtën me raketa një ndërtesë në vend disa ditë më parë.
Në sulmin e fundit, tre apartamente u shkatërruan.
Ndërsa zonja Avdeeva përfundoi raportin e saj, një predhë artilerie në hyrje bëri jehonë në të gjithë lagjen.
“Ne nuk kemi njerëz të tjerë që vijnë këtu për të luftuar për ne, vetëm ne luftojmë për Ukrainën, ne kërkojmë ndihmë nga Perëndimi, por në terren, do të jemi vetëm ne dhe nëse të gjithë ikim, kush do të luftojë për Ukrainën?”, ka shtruar pyetjen ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-4.jpg)
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'
![Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-64-780x439.jpg)
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës
![Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_21-6-780x439.png)
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë
![Gjiri i Meksikës bëhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_19-5-780x439.png)
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe