LAJMI I FUNDIT:

AGK pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve

AGK pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve

Kryetari i AGK-së Shkëlqim Hysenaj, nëpërmjet Facebook’ut e ka bërë të ditur që edhe Kosova zyrtarisht është pranuar në federatën ndërkombëtare të gazetarëve.

“Te nderuar kolegë, me kënaqesi ju njoftoj se nga sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovëss është anëtar i barabartë në International Federation of Journalists. Vendimi është marr në kongresin e 29-të që po mbahet në Angers të Francës.


Pranimi vjen si rezultat i përmbyshjes të se gjitha kritereve të kërkuara.

Asociacioni në këtë kongres përfaqësohet nga unë si kryetar dhe nga anëtari i bordit Fidan Rama me të cilin kemi raportuar në sesionin e parë para komisionit.

Ky vendim është mundësi shumë e mirë për të fuqizuar organizatën tonë në bashkëpunim ndërkombëtar derisa do t’i hapet rrugë forcimit të rolit të gazetarëve në Kosovë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme do të jemi prezent edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Duhet thënë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota. Faleminderit të gjithë kolegëve për mbështetje.”, ka shkruar Hysenaj në Facebook.