LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Spinazzolas takohet me Real Madridin, Mbretërit synojnë një shkëmbim me Romën

Agjenti i Spinazzolas takohet me Real Madridin, Mbretërit synojnë një shkëmbim me Romën

Agjenti i mbrojtësi, Leonardo Spinazzola u takua me përfaqësuesit e Real Madridit, me Los Blancos që thuhet se janë duke përgatitur një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me lojtarin italian.

Spinazzola, një ish-mbrojtës i Atalantas dhe Juventus, është mbrojtësi i majtë i Italisë në Euro 2020 dhe po shkëlqen në këtë fillim të turneut.

Sipas mediave spanjolle, në veçanti gazetës AS, Real Madridi i ka vënë sytë 28-vjeçarit i cili u zgjodh më i miri në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian javën e kaluar.


Agjenti i tij Davide Lippi thuhet se është takuar me Luis Campos dhe me krahun e tij të djathtë Ludovic Fattizzo në Francë. Campos është ish-drejtori sportiv i Lille dhe po takohej me Lippin në emër të Real Madridit.

Los Merengues thuhet se po përgatisin një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Borja Mayoral, i cili u bashkua me Romën në një huazim dy-vjeçar në vitin 2020.

Marrëveshja erdhi me një detyrim blerje prej 20 milionë eurosh, por Real Madridi do të preferonte të merrte Spinazzolan në vend të parave.

Roma mund ta kishin bërë lëvizjen e Borja Mayoral të përhershme në fund të sezonit 2020-21, por dështuan të aktivizonin klauzolën e tyre.

Zbulohet lista me lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe deri tani në Euro 2020 – Spinazzola sikurse ‘raketë’
Lexo po ashtu Zbulohet lista me lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe deri tani në Euro 2020 – Spinazzola sikurse ‘raketë’

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë pasi ata duan të largojnë Marcelon, për të ulur faturën e tyre të pagave në klub.

Spinazzola u bashkua me Romën nga Juventusi në vitin 2019 në një marrëveshje shkëmbimi lojtar plus-para me Luca Pellegrinin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori