LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Cutrones, Orgnoni: Do të arrijmë një marrëveshje me Milanin

Agjenti i Cutrones, Orgnoni: Do të arrijmë një marrëveshje me Milanin
Festa e çmendur e Cutrones pas golit të epërsisë (Getty Images)

Agjenti i Patrick Cutrone ka pohuar se do të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës me klubin e Milanit.

Sulmuesi 20-vjeçar po kalon këtë sezon nëpër një formë të mirë te Rossonerët, ku është ftuar për herë të parë në Itali për miqësorët kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Patrick Cutrone (Getyy Images)

Kjo ka shkaktuar në mënyrë të pashmangshme edhe thashethemet e interesimit të klubeve evropiane, por talenti dëshiron të qëndrojë në San Siro.


“Ne kemi filluar të flasim për këtë, por ende nuk kemi zbritur në detaje”, shpjegoi Donato Orgnoni, kur u pyet nga MilanNews rreth kontratës së Cutrones.

“Nuk do të ketë probleme, do të gjejmë një marrëveshje. Ne do të shohim pas Pashkëve, ne do të ulemi me klubin dhe të flasim për këtë”.

“Qëllimi ynë dhe i klubit, është të arrijmë një marrëveshje me Milanin. Kur një djalë 20-vjeçar ka këto shifra, është normale që të jetë nën llupën e shumë klubeve, por kurrë nuk kemi shkaktuar probleme”.

“Ne jemi në Milano, do të qëndrojmë te skuadra e Milanit”, ka pohuar agjenti Orgnoni. Kujtojmë se sulmuesi italian deri më tani ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje për Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori