Beppe Bozzo, menaxher i njohur dhe ekspert i afatit kalimtar, ka folur për çështjet e  Mauro Icardit dhe Gonzalo Higuainit për Tuttosport.

Ai ka thënë se Juventusi duhet ta mbajë Higuainin.


"Higuain përshtatet shumë mirë më lojën e trajnerit, duke filluar nga lëvizjet e kërkuara dhe detyrat që duhen bërë në fushë".

higuain 3

"Për më tepër, e njeh shumë mirë Sarrin dhe ambientin bardhezi. Këto janë arsyet pse mes tij dhe Icardit, unë e zgjedh Pipitan”.

“Juventusi e ka zgjidhjen në shtëpi, nuk ka nevojë të bëjë blerje të tjera".

icardi.inter .fischia.2020. 1

"Mendoj se Higuain meriton një vend në qendër të sulmit të ardhshëm të Juventusit, edhe për qëndrimin që ka mbajtur në muajt e fundit", deklaroi agjenti Bozzo. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app