Agjencia e Statistikave: Rritet çmimi dhe importi i disa mallrave pas taksës 100 për qind
Edhe pse katër komunat veriore të Kosovës kishin refuzuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka futur në sistem edhe këto komuna për vlerësim të popullsisë që është bërë për vitin 2018, e që tregon se në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, numri i banorëve është 41 mijë banorë.
Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi, thotë se në bazë të regjistrimit në vitin 2011 dhe vlerësimit të popullsisë për vitin 2018, në tërë Republikën e Kosovës numri i banorëve është 1 milion e 795 mijë e 666.
Ai thotë regjistrimi i ardhshëm në Kosovë, sipas standardeve dhe rregullit Evropian dhe Botëror, do të mbahet në vitin 2021, ku janë duke u zhvilluar edhe përgatitjet.
“Ne po flasim për popullatën e Republikë së Kosovës, në totalin e territorit të Kosovës, duke përshirë çdo pjesë të Republikës së Kosovës. Pra, ne kemi bërë vlerësim, pavarësisht se ndoshta mund të keqkuptohet, pasi që në vitin 2011 kemi pasur një refuzim të katër komunave të Republikës së Kosovës në veri, mirëpo Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shfrytëzuar burimet të ndryshme dhe shumë të rëndësishme dhe ka bërë vlerësim për atë pjesë duke e futur pastaj në përllogaritjen e popullsisë totale”, thotë ai.
Kreu i ASK-së duke folur për tregtinë e jashtme, deklaron se importi i mallrave është rritur në periudhën e fundit, pavarësisht vendosjes së taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe rritjes së eksportit të Kosovës.
Ai thekson se për politikëbërësit ky sinjal është i rëndësishëm për vendosjen e politikave zhvillimore për të ardhmen.
“Rënia e importit nga shteti fqinjë verior është jashtëzakonisht i madh. Pra, kemi një rënie jashtëzakonisht të madhe të importit, por importi i mallrave të caktuara është zëvendësuar me import nga vendet tjera. Në kuptimin e importit si total mujor, apo në këtë periudhën prej momentit të vendosjes së taksës 100 përqind, është rritë importi, por rritja është jo te fqinji verior, por tek vendet tjera që kanë ndërmjetësua mallrat të cilat dikur janë importuar nga ai (Serbia) vend”, deklaron ai.
Po ashtu, Krasniqi thotë se në periudhën e fundit ka edhe një ngritje të çmimeve të disa produkteve të konsumit të përditshëm për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, për Produktin e Brendshëm Bruto, ai thotë se ka një rritje krahasuar me vendet e rajonit, që është pak mbi 4 përqind në dy vitet e fundit, sipas të cilit është e qëndrueshme.
“Për vitin 2017, kemi një përqindje prej pak mbi 4 për qind, por edhe në publikimin e fundit tre mujor që e kemi publikuar për tremujorin e parë të vitit 2019, është aty (pak mbi 4 për qind). Pra, kemi një rritje të qëndrueshme të Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa, është aspekt tjetër se si shfrytëzohen këto nga institucionet vendimmarrëse këto të dhëna që me politika zhvillimore të shndërrohen këto shifra të rritjes ekonomike edhe në aspektin e rritjes së vendeve të punës, në zhvillimet e sektorëve të tjerë si dhe shumë fusha të tjera”, thotë Krasniqi.
Për shkallën e papunësisë, kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi, njofton se ka një rënie të papunësisë nga 30.1 për qind në 26.9 për qind. Sipas tij, për tre mujorit të parë të vitit 2019, shkalla e papunësisë në Kosovë është 26.9 për qind. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre