LAJMI I FUNDIT:

Agim Aliu: Jezerci shtroi rrugën e pakthyeshme të lirisë

Agim Aliu: Jezerci shtroi rrugën e pakthyeshme të lirisë

Nën patronatin e kryetari të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot është mbajtur sot në fshatin Jezerc manifestimi “Epopeja e Jezercit”.

Aliu foli fjalë të mëdha për 9 dëshmorët e kësaj treve, për të cilët tha se bënë një vepër heroike, për cilën dëshmitarë janë edhe gurët e Jezercit.


“Krahas përpjekjeve për një mbijetesë fizike të popullit tonë, ishte edhe një shpërfaqje e dinjitetshme e shkallës së lartë të emancipimit të tij. Një popull i emancipuar nuk mbahet kurrsesi brenda gëzhojave ngulfatëse të robërisë. Një sakrificë e tillë e heronjve tanë dhe e bashkëluftëtarëve të tyre të gjallë, shumë prej tyre me plagë lufte, është frymëzimi më meritor që na mbledh sot këtu”, është shprehur Aliu.

Ish-gjenerali i UÇK-së, Imri Ilazi është ndalur më tepër te rëndësia strategjike që kishte Jezerci në luftën çlirimtare të Kosovës.

Për të nderuar këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili tha se lufta e UÇK-së është shembull heroizmi dhe burim frymëzimi.

“Lufta çlirimtare e UÇK-së ka vulën e përjetshme të atdhedashurisë, heroizmit sakrificës, flijimit të heronjve tanë. Të besoj në ëndrrën, është kauza për ndryshim dhe ne po e ushqejmë atë. Dekada e dytë e lirisë dhe dekada e parë e pavarësisë, ne mësojmë se ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për vendin tonë, t’i shpiejmë përpara idealet e brezave në rrugën e bërjes realitet të amanetit të të rënëve për liri”, ka shtuar Reçica.

Ndërkohë jashtë protokollit ka mbajtur fjalim ish komandanti i Zonës së Nerodimës, Shukri Buja, i cili nuk e ka fshehur irritimin e tij që nuk ishte ftuar në këtë ceremoni. Ish-komandanti i UÇK-së tha se duhet respektuar hierarkia, sepse UÇK funksiononte në bazë të një hierarkie dhe duke i injoruar ata që kishin pozita komanduese, nuk nderohen dëshmorët.

“Për t’i respektuar dëshmorët, duhet ta kuptoni se ata nuk do të ishin dëshmorë të UÇK-së, po të mos ishin ushtarët dhe ushtarët nuk do të ishin po të mos ishin pjesë e ushtrisë, e ushtri nuk do të kishte po të mos kishte struktura, e strukturat nuk do të funksionin po të mos kishte hierarki, po të mos kishte udhëheqje. Prandaj për të respektuar dëshmorët, respektoni strukturat” , ka thënë buja.

Më tej, Buja ka folur edhe për kauzën e UÇK-së, për të cilën ka thënë se disa institucione po mundohen ta shtrembërojnë.

“Shteti i Kosovës nuk ka qenë qëllimi i luftës së UÇK-së, ai është një kompromis. UÇK ka luftuar për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, siç thotë edhe betimi që kanë bërë”, ka vënë në dukje Buja.

Ceremonia e 20 vjetorit të Betejes së Jezecit ka vazhduar me pjesën artistike, raporton kp.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori