LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi në një intervistë të gjatë për mediat angleze – Siguron se nuk do të ketë racizëm, flet për ndihmën gjatë luftës dhe artistet Dua Lipa e Rita Ora

Agim Ademi në një intervistë të gjatë për mediat angleze – Siguron se nuk do të ketë racizëm, flet për ndihmën gjatë luftës dhe artistet Dua Lipa e Rita Ora

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka thënë se Anglia nuk do të përballet me asnjë përsëritje të abuzimit racist që dëmtoi ata gjatë ndeshjes kualifikuese në Bullgari, kur ata të ndeshen me Kosovën javën tjetër.

Lojtarët me ngjyrë të Anglisë u vunë në shënjestër të abuzimit racist gjatë ndeshjes së tyre të fundit në Sofje, më 14 tetor, me federatën bullgare që u urdhëruan që ndeshjen e tyre të radhës në shtëpi ta luajnë me dyer të mbyllura si ndëshkim.


Anglia përballet me Kosovën në Prishtinë në ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese të dielën më 17 Nëntor, por kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se lojtarët e Gareth Southgate nuk duhet të kenë frikë nga asgjë në këtë udhëtim në Evropën Lindore dhe nxori në pah lidhjen e fortë historike midis dy vendeve.

Agim Ademi: Me Anglinë, një person mund t'i blejë vetëm dy bileta - FFK është e hapur të ndihmojë Prokurorinë për hetime rreth biletave
Lexo po ashtu Agim Ademi: Me Anglinë, një person mund t'i blejë vetëm dy bileta - FFK është e hapur të ndihmojë Prokurorinë për hetime rreth biletave

“Ne nuk kemi asnjë shqetësim (lidhur me racizmin)”, i ka thënë fillimisht Ademi agjencisë së lajmeve PA.

“Kosova për një kohë shumë të gjatë ka vuajtur nga diskriminimi. U deshën me dekada përpjekje, vuajtje dhe një luftë në fund për t’i dhënë fund këtij diskriminimi. Rrënjët e racizmit janë në diskriminim dhe si i tillë ai dënohet në shoqërinë tonë”.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Ademi i referohej konfliktit të fundit të viteve 1990, kur forcat serbe u përleshën me shqiptarët etnikë, ndërsa Britania e Madhe ishte pjesë e koalicionit ndërkombëtar që detyroi serbët të tërhiqeshin dhe Mbretëria e Bashkuar ishte një nga vendet e para që njohu Kosovën e sapo u pavarësua më 2008.

“Roli i Anglisë si vend në çlirimin e popullit të Kosovës nga regjimi shtypës i Serbisë në 1999 ka qenë i rëndësishëm”, shtoi i pari i FFK-së, përcjell Telegrafi.

“Por jo vetëm kaq, Anglia është bërë strehë për mijëra refugjatë kosovarë që u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës”.

Ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair ndihmoi Kosovën gjatë viteve të 90-ta

“Secili prej tyre është prekur në një mënyrë apo tjetër nga mbështetja e përzemërt dhe bujaria e qytetarëve anglezë. Disa nga këta refugjatë të kohës janë të famshëm të ditës së sotme sepse Anglia i strehoi ata, siguroi arsimim dhe ofroi mundësi”.

“Rita Ora dhe Dua Lipa janë artistë të njohur në të gjithë botën, të cilët tregojnë me krenari vendin e tyre të origjinës, ato kurrë nuk harrojnë të tregojnë mirënjohjen e tyre për Anglinë për mundësitë që u hapën për ta”.

Rita Ora është e lindur në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Angli si artiste

Kosova fitoi anëtarësimin në FIFA vetëm në vitin 2016 dhe ky është vetëm fushata e dytë Dardanëve në kualifikime.

“Nuk ka pasur asnjë ndeshje të vetme në Prishtinë kur stadiumi nuk ka qenë i mbushur me spektatorë”.

“Biletat shiten brenda pak minutash. Njerëzit janë entuziastë që Kosova po luan ndërkombëtarisht; skuadra jonë është bërë një simbol i vendit dhe një burim krenarie, dhe po performon mirë”.

“Ne jemi të sigurt se lojtarët e Anglisë nuk do të largohen për shkak të abuzimit. Lojtarët e të dy skuadrave do të lënë fushën në fund të brohoritur nga spektatorët, pavarësisht nga rezultati”, përfundoi kryetari i FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori