LAJMI I FUNDIT:

Agani: Mund edhe ta rrënojmë Luginën Diellit në Zveçan

Agani: Mund edhe ta rrënojmë Luginën Diellit në Zveçan

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se plani për ndërtimin e një kompleksi në Zveçan, pa lejen e Prishtinës zyrtare, është provokim i Qeverisë së Serbisë.

Ai ka deklaruar se serbët janë duke e keqpërdorur diskriminimin pozitiv që po u bëhet nga Kosova dhe se për çdo ndërtim, kudo në Kosovë, duhet përfillur rregullativa në fuqi.


“Do t’ua bëjmë me dije se një projekt i tillë nuk është i zbatueshëm. Nuk mund të lëshohet asnjë leje ndërtimore pa dokumentet përkatëse”, ka thënë ai.

Agani nuk e ka mohuar mundësinë e rrënimit të objekteve nëse nuk arrihet dakordim, por ka shtuar se më parë do të tentohet që gjithçka të zgjidhet me dialog.

“Është i paraparë edhe rrënimi, por nuk kemi nevojë që ta themi fjalën e parë, të fundit. Mendoj që kemi kapacitete ligjore dhe komunikim të vendosur me komunat në veri të vendit. Mendoj që ky është proces që mund të menaxhohet. Për fat të keq disa nga kolegët tanë, në Qeveri, janë bërë pjesë e provokimit të Qeverisë së Serbisë. Unë kam insistuar që në çdo cep të Kosovës ku bëhet kthimi i qytetarëve, të bëhet në pajtim me ligjin. Duhet edhe ministrat , por edhe qytetarët e veriut, ta kenë të qartë se vendi ku duhet t’i zgjidhin problemet e tyre është Prishtina”, ka thënë Agani. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori