Vitin që lamë pas Blero Muharremi dhe Afrona Dika i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare.
Çifti, që u martuan në 2017 në një ceremoni madhështore në Shqipëri, vendosën që t’i ndajnë rrugët me njëri-tjetrin.
Ata në 2022 kanë qenë ndër emrat më të komentuar, për faktin se u ndanë pas disa vitesh dhe ndërkohë kjo ishte martesa e dytë e dështuar për këngëtarin.

Afrona Dika së fundmi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndarjen dhe për arsyet që e çuan për të marrë këtë vendim.
“Viti i kaluar ka qenë një super sfidë për mua. Si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana personale. I kam pasur të gjitha si gëzimi deri te mërzitja, deri të humbjet. Ka qenë një vit plot sfida”, u shpreh fillimisht ajo.
“E përjetova si çdo ndarje që nuk është e lehtë, deri te ndarja jonë. Ka qenë një periudhë që më duhej kohë për të menduar dhe për ta ditur se çfarë dua unë në jetën time. Kisha nevojë për heshtje, për reflektim dhe të merrem shumë me punën. Puna më ka ndihmuar shumë në atë kohë sidomos familja dhe shoqëria ime e ngushtë që kanë qenë të gjithë pranë meje”, shtoi mes tjerash ish-partnerja e Bleros.

Ajo tutje tregon se u largua këtë kohë nga mediat e rrjetet sociale, duke theksuar: “Kam dashur të mos ndikohem me fjalë, me shkrime me njerëz, doja të tërhiqem pak sidomos nga mediat e gjithçka rreth meje dhe tij. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për mua, njeriu nuk lidhet me dikë për t’u ndarë në fund dhe nuk ka qenë ky qëllimi. Jeta ndonjëherë të surprizën. Të vijnë momente që ndonjëherë nuk i ke pritur. Vendosa të tërhiqem dhe të merrem me vetveten, me emocionet e mia, çka dëshiroj në jetë. Kam qenë në një proces shërimi, akoma jam. Koha i shëron plagët”.
“Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë. Shpesh e mashtrojmë dhe vetën, do të bëhet mirë dhe thjesht me kohë edhe konfliktet mosmarrëveshjet po shtoheshin dhe në fund duhej të vendosnim diçka dhe ne menduam të shkonim në rrugë të ndara”, tha Dika.

E sa i përket asaj se kush kishte faj në këtë mes, Afrona tha se faji ishte tek të dytë.
“Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksionoi më dhe vendosëm të mos i bëjmë njëri-tjetrit. Ka qenë një vendim shumë plotë i menduar, jo vetëm të ndahemi. Distanca e bën të veten në çdo lloj aspekti, por kanë qenë edhe tjera gjëra”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë