LAJMI I FUNDIT:

Jordania mbyll hapësirën ajrore pas sulmit raketor iranian ndaj Izraelit

Jordania mbyll hapësirën ajrore pas sulmit raketor iranian ndaj Izraelit

Gati 200 raketa janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Sirenat janë ndezur në të gjithë vendin pasi raketat interceptuese janë lëshuar për t’i rrëzuar ato, shkruan skynews.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë pak minuta më parë se sulmi po vazhdon dhe u kanë kërkuar civilëve që “të qëndrojnë në një hapësirë ​​të mbrojtur deri në njoftimin tjetër”.


Ndërkohë, Radio e Izraelit raporton gjithashtu se ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion.

Hapësira ajrore fqinje e Jordanisë është gjithashtu e mbyllur përkohësisht, raportojnë mediat shtetërore.

Bëhet e ditur se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore për në Izrael. /Telegrafi/