LAJMI I FUNDIT:

AFK mbështet kreditimin e bujqësisë në Kosovë

AFK mbështet kreditimin e bujqësisë në Kosovë

Korporata Financiare Ndërkombëtare anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Agjensioni për Financim në Kosovë (AFK) organizuan hapjen e ceremonisë “Avancimi i kreditimit të bujqësisë në Kosovë me praktikat më të mira globale Partneriteti AFK dhe IFC”.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Vahdet Anadolli, me këtë rast tha se sektori i bujqësisë vazhdon të mbetet ende i pa zhvilluar, edhe pse sipas tij, Qeveria viteve të fundit ka rritur buxhetin për këtë sektor.


Ai tha se Kosova mbetet importuesi më i madh i produkteve ushqimore në Evropë. Andaj, sipas Anadollit ky sektor vazhdon të përkrahet në aspektin e kreditimit nga AFK.

Drejtori i Departamentit për Analiza Ekonomike në Ministri të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, tha se sektori i bujqësisë është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Ai ngriti çështjen e qasjes së fermerëve në kreditim, ku sipas tij, kjo Ministri po vazhdon të krijoj lehtësira në financa me që normat e kredisë vazhdojnë të jenë më të larta prej të gjithë sektorëve të tjera. Sipas tij, normat e kredisë për bujqësi ende vazhdojnë të jenë të larta prej 16 deri 24 përqind.

Shkëndije Himaj nga BQK, tha se Banka Qendrore mirëpret iniciativat për kreditimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas saj, me krijimin e kushteve për qasje në financa, fermerët bujqësorë zgjerojnë gamën e produkteve në bujqësi.

Sipas Himajt, BQK vetëm 4 për qind e kreditimit është në bujqësi. Kjo sipas zyrtarëve të AFK është për shkak të hendeqeve të mëdha të ndryshme. IFC do ta këshilloj AFK-në, pasi që kjo qendër zhvillon strategjitë dhe mjetet e financimit që do ta mundësojnë që ajo të shtrijë financimin për më shumë firma bujqësore. /Telegrafi/