LAJMI I FUNDIT:

Afiniteti i zgjedhur dhe agresioni social shqiptar!

"Le të mos ju nxis urrejtja juaj ndaj njerëzve, ose urrejtja e tyre ndaj jush që të jeni të padrejtë. Jini të drejtë gjithnjë ndaj çdokujt, ngase kjo është më afër devotshmërisë së vërtetë…"!

Që në fillim duhet sqaruar se me termin afinitet të zgjedhur, në fakt nënkuptojmë fenomenin e ri sociologjik i cili zakonisht më shumë imponohet si pasojë e reflektimit të rrethanave dhe ndërvarësisë së krijuar nga raportet e stisura dhe presioni i ri vleror kulturor, sesa si shkak i ndryshimeve ad hoc në shoqëritë e tranzicionit.


Në këtë kontekst është interesant të eksplorohen ndryshimet e pësuara që zakonisht i prodhojnë shoqëritë e tranzicionit, në momentin kur fillojnë të përmbushin kërkesat e tyre kolektive (tek ne p.sh. për shtet, tek të tjerët p.sh. për mirëqenie etj.) dhe padyshim edhe ato individuale qytetare. Këto kërkesa, nga përvoja e këtyre vendeve, zakonisht është dëshmuar se me aktin e përmbushjes fillojnë të rriten, pra të vetëaktualizohen në formë dhe pamje pothuajse identike vetafirmuese!

Por, detektimi i këtyre rrethanave të reja sociale, që kryesisht identifikohen nga “brisku” sociologjik i pretendentëve socialë, në një mënyrë është edhe një plotësim i teorive të mëhershme sociale mbi sjelljet e qytetarëve në rrethana dhe ambiente tërësisht të reja. Pra, zakonisht aludimi është tek shoqëritë postsocialiste që kanë probleme tejet serioze me procesin e akomodimit me rrethanat e reja shoqërore në horizont.

Natyrisht, këtë proces të “vetëkërkimit” të situatave të reja sociale, në vendet e tranzicionit, lipset të eksplorojnë “dëshmitarët” e gjallë, ngaqë përvoja e tyre edhe si punëtorë socialë, por edhe si qytetarë, dosido e pasuron si teorinë, ashtu edhe praktikën e fenomeneve dhe dukurive sociale që ndodhin apo potencialisht mund të ndodhin në shoqëritë e ndryshme që kalojnë apo pretendojnë të tejkalojnë pengesat e procesit të tranzicionit.

Në këtë drejtim, nëse u adresohemi proceseve dhe zhvillimeve sociale në shoqëritë shqiptare, padyshim që do të hetojmë dhe kuptojmë se është evident një dinamikë e re sociale e mobilitetitit të qytetarëve, po edhe elitave politike, atyre ekonomike, kulturore e kështu me radhë… në drejtim të një integrimi të ri social që mungonte dosido në organizatën e mëhershme socialiste.

Themi kështu edhe për shkakun se të gjithë jemi në një mënyrë dëshmitarë të gjallë të një “ikjeje” nga rehatia e mëhershme ku gjërat, vendimet, pastaj agjendat tona të përditshme, por edhe ato të planifikuara brenda p.sh. një dite, një jave, një muaji apo edhe më gjatë… kanë marrë një ritëm krejtësisht tjetër! Pra, kanë marrë ritmin e një lloj agresioni shoqëror!

Agresioni, si për nga përmasat ashtu edhe për nga mënyra e imponimit në jetën tonë të përditshme, në fakt është i prirë të krijojë shpeshherë edhe situata të atilla sociale tejet frustuese, si për qytetarin ashtu edhe për komunitetet e çfarëdo lloji qofshin ato. Ky tip fenomeni i rritjes së agresionit shoqëror, në rastin e shoqërisë shqiptare është interesant për t’u eksploruar edhe për një arsye: ngaqë ka disa specifika të veta që rrallë apo askund nuk mund t’i hasësh si të tilla! Fjala vjen, ky proces i vetpoziocionimit të individit, për dallim nga ai i ndonjë shoqërie apo vendi që në një mënyrë ka prodhuar një traditë të vënies së vetëkontrollit qytetarë si pasojë të respektimit të rregullave dhe normave të dala nga sistemi dhe institucionet demokratike, pra në vend që të prodhojë një përshtatje racionale, pra një lloj (ta përdori një term nga kultura) “pranimi” të ngadalshëm, të natyrshëm dhe padyshim të butë estetik, po prodhon gjendje dhe situata konfuze e shpeshherë edhe dalluese nga standardet dhe normat sociale të vendeve dhe shteteve që po merren si model identifikimi! Çka po ndodhë në realitet?

Po ndodhë fenomeni jo i identifikimit sipas modelit “hap pas hapit” (sikurse tek popujt dhe vendet tjera!), por fenomeni i një grykësie (apo një tërpie – si thuhet në popull!) të paparë ndonjëherë për këto vlera dhe norma që tani e kanë “pushtuar” pahetueshëm dhe me lehtësi marramendëse gjithë botën!

Tani, specifikat e identifikimit vleror, me këtë ritëm të shpejtuar që është duke e ushtruar shoqëria shqiptare, si andej ashtu edhe këndej kufirit, kanë filluar të vihen në pah jo vetëm nga eksploruesit social, por edhe ata kulturorë, që më së miri e ndjejnë procesin e arratisjes nga sistemi i vjetër vleror dhe përqafimin e sistemit të ri ende të pa akomoduar sa dhe si duhet. Por, dallimi qëndron se eksploruesit socialë janë më të vëmendshëm kur janë në pyetje, si amalgimi, ashtu edhe refuzimi estetik i vlerave, standardeve dhe normave sociale të shqiptarëve në këtë trend zhvillimor në të cilin gjenden ata tani e dy dekade presioni për ndryshime. Kulturologëve gjykoj u nevojitet më shumë kohë për të identifikuar ndryshimet e shprehura në sferën e tyre, edhe për shkak se ata (nëse kemi fare të tillë?!) janë të prirë dhe e kanë durimin që të presin zhvillimet finale të këtyre proceseve që nga përvojat e vendeve të Amerikës Latine

Gjithë këtë proces të “këmbimit”, pra thënë më thjesht të “marrje”-“dhënies”, apo më mirë me thënë vetë të “marrjes” (bile me afsh të paparë!) të këtyre formave të sjelljeve asociale, po e fuqizojnë si revolucioni teknologjik, ashtu edhe mungesa e institucioneve të konsoliduara sociale të cilat me kompetencë profesionale do merreshin – si me shkaqet, ashtu edhe me pasojat që po prodhojnë këto produkte dhe sjellje deviante në gjithë shoqërinë sociale shqiptare.

Shoqëritë shqiptare, të gjendura në këtë sandviç social e padyshim edhe kulturor, janë lënë në mëshirë të kohës dhe stereotipive që janë duke u ngritur ndaj kuptimit të përvojës për demokracinë dhe raportet demokratike.

Kur thamë që procesin e ndodhur të këmbimit të vlerave ndër shqiptarët po e handikepojnë midis tjerash edhe mungesa e institucioneve të pakonsoliduara shtetërore, të cilat me një përkujdesjeje më të theksuar do ta reduktonin infiltrimin e sjelljeve devijante (drogën, prostitucionin, alkoolizmin, krimin e organizuar, korrupsionin…etj.) që sot i kemi edhe për eksport, atëherë mënyra më e mirë për tu “arratisur” nga kjo gjendje, padyshim që është ajo e hyrjes në konkurrencë lokale me këto vlera të dyshimta edhe nga vendet prej nga prodhohen.

Por, problemi më i madh bëhet kur vjen puna tek “pronësia”! Se, athua kush duhet të marr bajrakun prijatar për t’u futur në këtë “treg” të pamëshirshëm?

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori