LAJMI I FUNDIT:

Afganistani nuk është më prodhuesi më i madh i opiumit në botë

Afganistani nuk është më prodhuesi më i madh i opiumit në botë

Mianmari është tani prodhuesi më i madh në botë i opiumit, duke kaluar Afganistanin, thotë një raport i OKB-së.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhimi i opiumit në këtë vend këtë vit vlerësohet të rritet me 36% në 1,080 ton, shumë më përpara se 330 ton që thuhet se prodhohet në Afganistan.


Ndryshe, kultivimi i lulëkuqes në Afganistan ra me 95% pas ndalimit të drogës nga talebanët në pushtet vitin e kaluar.

Ndërkohë, kultivimi është zgjeruar në MIanmar, ku një luftë brutale civile e ka bërë atë një burim fitimprurës të ardhurash.

“Problemet ekonomike, të sigurisë dhe të qeverisjes që pasuan trazirat e shkurtit 2021 vazhdojnë t’i shtyjnë fermerët në zonat e largëta drejt opiumit për të siguruar jetesën”, thotë Jeremy Douglas, përfaqësues rajonal i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) e cila ishte autore e raportit.

Opiumi, përbërësi kryesor për heroinën, është kultivuar në Myanmar për dekada, ku ka financuar grupet kryengritëse që luftojnë qeverinë.

Por vetëm në vitin e kaluar, ndërsa filloi lufta civile e shkaktuar nga grushti i shtetit të vitit 2021, kultivimi është rritur me rreth 18% – dhe gjithashtu është bërë “gjithnjë e më i sofistikuar”, thotë raporti, dhe më produktiv, për shkak të përdorimit të parcelave organizuara, sistemeve vaditëse dhe nganjëherë plehrave.

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 dhe gjendja e rëndë e ekonomisë së Mianmarit e ka bërë gjithashtu kultivimin e opiumit një formë më të besueshme dhe tërheqëse punësimi. /Telegrafi/