LAJMI I FUNDIT:

Afër 1 milion euro për infrastrukturën e Klinës, Abrashi thotë se katër projekte të reja janë për këtë komunë

Afër 1 milion euro për infrastrukturën e Klinës, Abrashi thotë se katër projekte të reja janë për këtë komunë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Klinës, me nënkryetarin Besim Hoti.

“Abrashi tha se janë 33 projekte për vitin 2021, e që një pjesë e madhe e tyre janë me komunat e Kosovës, që do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës.


Ai tha se Klina është njëra nga komunat që përfiton katër projekte infrastrukturore, e që vlera e projekteve arrin afër 1 milion euro.

Në memorandum është ndërtimi i rrugës Klinë – Dresnik – Dollc, në vlerë prej 400 mijë eurove, ndërtimi i rrugës Ranoc – Leskoc – Zllakuqan, në vlerë prej 250 mijë eurove, asfaltimi i rrugëve në fshatrat Jagodë, Budisalc dhe Bërvokë, në vlerë prej 60 mijë eurove dhe asfaltimi i rrugës Aqarevë – Siqevë, faza e dytë në vlerë prej 90 mijë eurove”, thuhet në njoftim.

Këto projekte do të ndahen me faza të financimit, e që janë në kuadër të marrëveshjeve të reja me komunat e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori