LAJMI I FUNDIT:

Afati i regjistrimit të popullsisë u shtye për dy muaj, nga ASK tregojnë arsyen

Afati i regjistrimit të popullsisë u shtye për dy muaj, nga ASK tregojnë arsyen

Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka treguar arsyet mbi vendimin e fundit të Qeverisë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë dhe përgatitjet që janë realizuar deri më tani.

Berisha ka bërë të ditur se këtë vendim ekzekutivi e ka marrë pasi ASK-ja ka propozuar një shtyrje prej dy muajsh.


Sipas tij, kjo për shkak se afati i fillimit të regjistrimit, i cili ishte paraparë për 1 shtator 2023, ishte i shkurtër për të kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Në fakt ka qenë kërkesë e ASK-së që e kemi dërguar te kryeministri për të marrë një vendim për shtyrje për dy muaj, kjo ka ardhur si pasojë pasi që në shtator të vitit të kaluar u vendos që regjistrimi të mbahej në terren më 1 shtator të vitit 2023.

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, Krasniqi: Kemi një Qeveri që punon pa plan dhe pa program
Lexo po ashtu Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, Krasniqi: Kemi një Qeveri që punon pa plan dhe pa program

Një pjesë të madhe duke parë që ishte periudhë e shkurtër në bazë të përvojës që kishim në vitin 2011, konsideronim për ASK-në është më e lehtë që procedura e prokurimit dhe procedurat tjera të menaxhoheshin nga organizata ONOPS, ashtu siç kishim bërë në vitin 2011”, ka deklaruar ai për emisionin FIVE.

Ai gjithashtu ka theksuar se një pjesë e madhe e buxhetit të regjistrimit të vitit 2011 ishte siguruar nga donatorët dhe kishte pasur nevojë për menaxhim të organizatës UNPOS, ndërsa kësaj here ata kishin tentuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme, por pa sukses.

“Por, ndryshimi ishte se në vitin 2011 një pjesë e madhe e buxhetit më se 80 për qind ishte siguruar nga donatorët dhe ishte kërkesa e donatorëve që të krijohet fondi i një besimi i cili duhet patjetër të menaxhohej nga UNPOS, ndërsa në përpjekjet tona të arrihet kjo marrëveshje nuk është arritur.

Por, edhe duke parë që periudha ishte shumë e shkurtër atëherë me një shkresë zyrtare kërkuam nga kryeministri që të marrë një vendim që ta na jep afat edhe dy muaj”, ka thënë Berisha.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, duke përfshirë krijimin e komisioneve komunale në shumicën e komunave, përveç atyre në veri.

Berisha ka bërë të ditur se janë në fazën intensive të realizimit të aktiviteteve të tjera të prokurimit.

“Në fakt tani janë bërë të gjitha përgatitjet  janë krijuar komisionet komunale nëpër shumicën e komunave përjashtuar katër komunat veriore, është finalizuar pyetësori mbas një periudhe të gjatë të takimeve që kemi pasur gjithashtu edhe të gjitha pjesët tjera të prokurimit janë realizuar jemi në fazën intensive të realizimit të aktiviteteve të tjera të prokurimit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Berisha ka konfirmuar se procesi i regjistrimit të popullsisë do të nisë në nëntor dhe se  kanë një periudhë prej gjashtë javësh për të siguruar që ky proces të zhvillohet me sukses.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori