LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, Krasniqi: Kemi një Qeveri që punon pa plan dhe pa program

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, Krasniqi: Kemi një Qeveri që punon pa plan dhe pa program

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se dështimi i Qeverisë për të filluar regjistrimin e popullsisë, rikonfirmon edhe një herë paaftësinë e thellë e cila tashmë është bërë sinonim i çdo veprimi nëpër të gjithë sektorët e shtetit.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fillimisht, e shtynë këtë proces nga viti i kaluar, ndërkaq, tash, nga 1 shtatori kur është dashur të filloj, e shtyn përsëri për disa muaj.


“Në fakt, rreziku është që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet fare këtë vit, e Kosova të lihet pa statistika legjitime dhe tejet të rëndësishme”.

Krasniqi ka thënë se përkundër arsyetimeve të rreme të Qeverisë, ekzistojnë disa arsye, tërësisht politike se pse po shtyhet regjistrimi i popullsisë.

“E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s’është e aftë që t’i regjistrojë qytetarët atje. E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësaj qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë. E treta: katrahura që e ka kapluar Agjencionin e Statistikave të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Shtyhet për 1 nëntor regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Lexo po ashtu Shtyhet për 1 nëntor regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës, së paku meritojnë një shpjegim të sinqertë nga Qeveria për këtë skandal të ri. “Regjistrimi i popullsisë është jetik për krijimin e politikave dhe veprimeve të mirëfillta dhe afatgjata qeverisëse, në shërbim të shtetit dhe qytetarëve”.

“Prandaj, i bëjë thirrje Qeverisë që të ndaloj shkatërrimin e Agjencisë të Statistikave të Kosovës, përmes ndërhyrjeve dhe trysnisë së përditshme politike, dhe të punojë urgjentisht që procesi i regjistrimit të popullsisë të fillojë sa më parë”.

“Pa statistika s’ka planifikim. Pa planifikim s’ka progres! Por, fatkeqësisht, ne kemi një Qeveri që punon edhe pa plan edhe pa program”, ka shkruar Krasniqi.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të filloj nga data 1 nëntor 2023.

Ai ka theksuar se edhe pse përgatitjet ishin bërë, procesi po nis me dy muaj vonesë.

“Edhe pse përgatitjet ishin bërë, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesa të shkaktuara t’i planifikonte detajet. Regjistrimi popullsisë do të bëhet duke filluar nga data 1 nëntor”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori