LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për 1 nëntor regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Shtyhet për 1 nëntor regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të filloj nga data 1 nëntor 2023.

Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka theksuar se edhe pse përgatitjet ishin bërë, procesi po nis me dy muaj vonesë.


“Një sërë aktivitetesh ishin nisur për datën 1 shtator kur duhej të niste regjistrimi i popullsisë. Prokurimi apo një pjesë e tij i është lënë në dorë Autoritetit Qendror të Prokurimit”, ka theksuar Kurti.

“Edhe pse përgatitjet ishin bërë, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesa të shkaktuara t’i planifikonte detajet. Regjistrimi popullsisë do të bëhet duke filluar nga data 1 nëntor”, përfundoi ai. /Telegrafi/