Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është shpallur fitues në katër kategori të Best Business Awards 2017.
Sipas një komunikate të Aeroportit, çmimet e fituara janë komunikimi më i mirë, fokusi më i mirë drejt klientëvem përgjegjësia korporative ndaj shoqërisë dhe biznesi më i mirë i madh.
Përmirësimi i të gjitha shërbimeve të ofruara, ndërtimi i infrastukturës moderne të IT, qasja e përgjegjshme ndaj klientëve dhe komunitetit përreth, si dhe rritja e konsiderueshme e biznesit kanë qenë disa nga arritjet kryesore që janë vlerësuar nga juria e Best Business Awards.
“Pas privatizimit dhe transformimit të tij, ANP “Adem Jashari” ka arritur të veçohet si një nga aeroportet me rritjen me të shpejtë në botë. Aeroporti i ri është ndërtuar duke përdorur teknologjinë e re të mençur dhe duke u mundësuar punëtoreve të tij që adaptohen në botën e re komerciale” – është thënë me këtë rast në njoftimin e Best Business Awards.
Ndërsa, pas pranimit të këtyre çmimeve drejtori gjeneral i Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Haldun Firat Kokturk deklaroi: “ Çmimet e Best Business janë disa nga çmimet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak të profilit të lartë të këtyre çmimeve, ekziston një numër i madh i aplikimeve prandaj jemi të kënaqur që kemi arritur të dëshmohemi si të sukseshëm në punën tonë”.
Këto çmime e rrisin numrin e çmimeve të fituara nga Aeroporti i Prishtinës për këtë vit në nëntë, pas pranimit të dy çmimeve nga Communitas Awards dhe tri të tjerave nga International Business ‘Stevie’ Awards duke përfshirë çmimin Kompania e Vitit në transport që iu nda muajin e kaluar.
Best Business Awards kanë në përbërjen e tyre të vlerësimit një panel prej 20 ekspertëve të pavarur të cilët e bëjnë përzgjedhjen e fituesve në bazë të kritereve strikte për çdo kategori dhe sektor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre