LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i tij po binte në det, piloti bëri një “arratisje mrekullie” – një dëshmitar rrëfen ngjarjen që ndodhi në qytetin bregdetar të Uellsit Jugor

Aeroplani i tij po binte në det, piloti bëri një “arratisje mrekullie” – një dëshmitar rrëfen ngjarjen që ndodhi në qytetin bregdetar të Uellsit Jugor

Një pilot bëri një ‘arratisje mrekullie’ pasi aeroplani i tij i vogël u rrëzua në det – duke shmangur për pak përplasjen në shtëpitë dhe shkëmbinjtë aty pranë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja e frikshme ndodhi mëngjesin e të martës në qytetin bregdetar Porthcawl, pranë Bridgend në Uellsin Jugor.


Dëshmitarët raportuan se e panë pilotin duke u përpjekur dëshpërimisht të rimarrë kontrollin e aeroplanit – përpara se të binte në det, duke u ulur me kokë poshtë.

Dhe në mënyrë të pabesueshme, piloti mashkull i mbijetoi përplasjes dhe ishte në gjendje të shpëtonte nga aeroplani që po fundosej, duke ecur në breg.

Drama u dëshmua nga Elliot Jones që kishte nxjerrë qenin e tij për ecje.

Hidrauliku 28-vjeçar tha për MailOnline: “Aeroplani ishte ulët ndërsa fluturonte mbi shtëpi. Nëse nuk do të ishte kthyer për në det, ai mund të ishte përplasur për disa shtëpi dhe të vriste disa njerëz. Ishte një mrekulli”.

Ndërkohë një zëdhënës i rojës bregdetare shtoi se personi u largua “nga aeroplani dhe u gjend në tokë të thatë”.

Më vonë ai u mor nën kujdesin e Shërbimit të Ambulancës së Uellsit.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe për ngjarjen është vënë në dijeni Autoriteti i Aviacionit Civil. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori