LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i delegacionit kosovar, në vend të Brukselit, orientohet drejt Beogradit

Aeroplani i delegacionit kosovar, në vend të Brukselit, orientohet drejt Beogradit

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Bruksel, ku pritet që në mëngjesin e së mërkurës (nesër) të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Klan Kosova ka përcjellur edhe momentin e nisjes së delegacionit kosovar me avionin privat të zv/kryeminsitrit Behgjet Pacolli, ndërsa gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se gjatë rrugëtimit avioni i delegacionit kosovar është orientuar drejt Beogradit.


”Gjatë rrugëtimit ka ndodhur diçka e cila ka krijuar një ndjenjë të keqe, avioni ka pasur 2 orë e 10 minuta për të arritur në Bruksel. Por kulla ajrore e ka ngatërruar rrugëtimin dhe ka orientuar rrugëtimin nga Beogradi”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, zëvendëskryeministri Pacolli ka parë që rrugëtimi ka ndryshuar dhe po hyjnë në territorin e Serbisë.

”Ka ndodhur që kujdesshëm aeroplani është kthyer përsëri në Tiranë, për të marrë kahjen nga ajo rrugë ajrore siç ishte paraparë”.

“Ky incident ishte i pahijshëm i kullës ajrore nga Tirana aeroplani ka hyrë në zonën e Republikës së Serbisë”.

”Behgjet Pacolli derisa bën udhëtime të shpeshta e ka vërejtur këtë incident”.

”Natyrisht që shqetësimi ishte i gjithë njerëzve në avionin privat të Zotit Pacolli, por sidoqoftë gjithçka ishte në rregull”, ka sqaruar Haxhiu.

Kjo është hera e parë që një delegacioni shtetëror i Kosovës hyn në territor të Serbisë, raporton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori