Adrien Brody ka rishikuar periudhën e tij gjatë xhirimeve të “The Pianist”, roli që i siguroi një ‘Oscar’ si aktori më i mirë në vitin 2003.

Ai pranon se për të interpretuar rolin e Wladyslaw Szpilman, një i mbijetuar i Holokaustit, ai bëri sakrifica të mëdha personale, duke “braktisur jetën e tij dhe njerëzit e dashur” për të “gërmuar thellë” në personazhin e tij.


Në një intervistë për ‘The Times’, aktori 51-vjeçar shprehu se, në atë kohë, ishte 29 vjeç dhe u nda me të dashurën e tij, humbi shumë peshë dhe u sëmur, si pasojë e përkushtimit të tepruar për rolin.

94263603 14302057 image a 163 1737297150637

Ai gjithashtu shprehu se tani nuk do të sakrifikonte më kaq shumë për një rol. “Kam mësuar që nuk është e nevojshme të vë veten në rrezik për të dhënë një performancë”, tha Brody, duke e quajtur atë periudhë të jetës së tij “toksike”.

Pas fitores së Oscar-it, Brody u tërhoq nga qendra e vëmendjes, duke thënë se ndihej i shqetësuar nga lavdërimet e tepërta. Ai gjithashtu tregoi se u izolua në një fshat, ku iu desh të përballonte presionin nga fama.

94263611 14302057 image m 165 1737297156874

Sot, Brody është nominuar sërish për një ‘Golden Globe’ për rolin e tij në filmin ‘The Brutalist’, ku luan një arkitekt hebre, László Tóth, i shpëtuar nga Holokausti. Ky projekt ka sjellë shtatë nominime, përfshirë për yjet mbështetës Felicity Jones dhe Guy Pearce.

Adrien ka vazhduar të ndërtojë një karrierë të suksesshme pas fitoreve të tij, duke luajtur në projekte të mëdha si ‘King Kong’ (2005) dhe ‘The Darjeeling Limited’ (2007). Së fundmi, ai shprehu mirënjohjen për partneren e tij, Georgina Chapman, pas fitores në ‘Golden Globes’, duke e falënderuar për mbështetjen e saj.

Të dy, Brody dhe Chapman, janë lidhur në vitin 2019, pas ndarjes së Chapman nga Harvey Weinstein, i cili u dënua për akuza të rënda. /Telegrafi/

94263605 14302057 image a 166 1737297166382

94263607 14302057 image a 167 1737297168944

94263613 14302057 image a 168 1737297171077

93775785 14302057  I would not be standing here before you if it wasn t for you Th a 170 1737297185364