Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi krahas një karrierë të suksesshme dhe një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve.

Por, përveç kësaj, aktorja e suksesshme prej kohësh po shijon romancën me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.


Dyshja vazhdimisht bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, e sidomos në ditët e shënuara për ta.

adrianamatoshi 241013633 541254980264521 6501732544601773762 n Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Edhe sot (14 shkurt) kur çiftet festojnë Ditën e të Dashuruarve, ishte Matoshi ajo e cila ka bërë një urim të veçantë për partnerin e saj.

“Ti je me milje larg, por askush në është më afër zemrës time se ti. Je Shën Valentini im”, ka shkruar aktorja sipër një imazhin ky dyshja shihen së bashku.

adrianamatoshi 273823432 285230297039861 480908744500948018 n 2 Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ndërkohë, deputetja e Kuvendit të Kosovës është në gjendje të mirë shëndetësore pasi para një muaji iu nënshtrua një operimi në tru, pas rikthimit të tumori në kokë pas nëntë vitesh. /Telegrafi/