LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza e Speciales, Thaçi shtyn konferencën për të hënën

Aktakuza e Speciales, Thaçi shtyn konferencën për të hënën

Konferenca e presidentit Hashim Thaçi e paraparë për sot është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Presidentit, përmes një komunikate për media.


Ky pritet të jetë adresimi i tij i parë pas njoftimit të Zyrë​s së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell, njofton Telegrafi.

Ai të premten njoftoi se ka ateruar në Aeroportin e Tiranës.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, kishte shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, njoftoi se ky takim i paraparë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të ricaktohet.

“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin  e ri së shpejti”, ka shkruar Grenell.

Për aktakuzën e Speciales pati reagime të ndryshme nga OVL e UÇK-së, deputetë, po ashtu edhe nga shoqëria civile.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori