LAJMI I FUNDIT:

Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Namibi – thotë se ‘nuk ka plane për dominimin e botës’

Adolf Hitler fiton zgjedhjet në Namibi – thotë se ‘nuk ka plane për dominimin e botës’

Një politikan me emrin e Adolf Hitler ka fituar një vend në zgjedhjet në Namibi – por thotë se ai nuk ka plane për dominimin e botës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Adolf Hitler Uunona u zgjodh me 85 për qind të votave në ish koloninë gjermane, e cila është akoma shtëpia e një komuniteti të vogël gjermanfolës dhe ku një numër rrugësh, vendesh dhe njerëzish mbajnë ende emra gjermanë.

Pasi fitoi vendin në partinë qeverisëse SWAPO – e cila ka qeverisur Namibinë që nga pavarësia nga aparteidi në Afrikën e Jugut në vitin 1990 – politikani i tha Bild se ai ‘nuk kishte asnjë lidhje me’ ideologjinë naziste.

“Babai im më vuri emrin e këtij njeriu. Ai ndoshta nuk e kuptonte atë për të cilën njihej Adolf Hitler’, ka thënë adashi i tij.

“Si fëmijë, unë e shihja atë si një emër krejtësisht normal. Vetëm kur u rrita e kuptova që ky njeri donte të pushtonte të gjithë botën”.

Politikani tha se gruaja e tij e quan atë Adolf, duke shtuar se ai zakonisht prezantohet si Adolf Uunona por se do të ishte ‘tepër vonë’ për të ndryshuar emrin e tij zyrtarisht.

“Fakti që unë kam këtë emër nuk do të thotë që unë dua të pushtoj Oshanën”, ka thënë ai, duke iu referuar rajonit ku ai fitoi zgjedhjet. “Kjo nuk do të thotë se po përpiqem për dominimin e botës”.

Emri i tij u shkurtua në ‘Adolf H’ në një listë të kandidatëve të shtypur në një gazetë qeveritare, por emri i tij u shfaq i plotë në një faqe zyrtare në internet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori