LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja u fsheh për të mos u rënë në duar banditëve të dhunshëm, gaboi kur mendoi se ata ishin larguar (Video)

Adoleshentja u fsheh për të mos u rënë në duar banditëve të dhunshëm, gaboi kur mendoi se ata ishin larguar (Video)

Ky është momenti i frikshëm kur një nxënëse përpiqej me dëshpërim për t’i shpëtuar një grupi banditësh të dhunshëm, të armatosur me shkopinj bejsbolli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçe e cila kërcen mbi një mur të kopshtit para se ta përdorte atë si strehë nga burrat e armatosur.


Tetë burra të maskuar – disa që mbanin shkopinj bejsbolli – dukeshin se po kërkonin atë ndërsa ajo mbeti e fshehur pas murit në Tipton, West Midlands, Angli.

Kur banda duket se është zhdukur, ajo me frikë fillon të dalë nga vendi i saj i fshehur. Megjithatë, adoleshentja u rrah më vonë dhe u largua me lëndime të rënda.

Ajo u dërgua në spital për t’u trajtuar pas sulmit të tmerrshëm rreth orës 21:30 në 12 shkurt, ndërsa policia tani po bën thirrje për informacion rreth sulmit. /Telegrafi/